75 Mall Live Search
21:23 / E Martë, 01 Qershor 2021 / AR

Tragjike/ I riu me 50 mijë ndjekës në Instagram vret të dashurën dhe më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku është vrarë një 25-vjeçare nga i dashuri i saj.

28-vjeçari Angel Hernandez Grado, i njohur në rrjete sociale S2K Wya ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij, më pas e ka mbytur dhe e ka goditur me kokë.

Para se të vdiste, ajo kishte raportuar në polici se i dashuri e kishte ngujuar në apartament për 2 ditë. Ajo tha se Grado, i cili kishte 50 mijë ndjekës në Instagram, i tha asaj se do të blinte një armë dhe do ta vriste atë nëse ajo thërriste policinë.

Ajo ia doli t’ia mbathte pasi Grado u largua nga shtëpia dhe pësoi dy brinjë të thyera, ënjtje në fytyrë dhe të nxira në të gjithë trupin dhe e denoncoi.

Por Grado, influencuesi në botën e automobilizmit, pasi mbyti partneren, kreu vetëvrasje pas një ndjekje një orëshe me vetura mes tij dhe policisë, që në fund kishin arritur ta rrethojnë në afërsi të San Diegos në SHBA.