Tragjike: Një 27-vjeçare ndërron jetë, pas vetaksidentit në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një vetaksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Një veturë është rrokullisur në mes të rrugës, teksa dy persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton IndeksOnline.
Në veturën me targa të Republikës së Shqipërisë ndodheshin 35-vjeçari B.L., dhe 27-vjeçarja A. Shtylla.
Kjo e fundit raportohet të ketë ndërruar jetë, pas plagëve të marra./IndeksOnline/

