16:48 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tragjike: Portieri vdes pas përplasjes më shokun e skuadrës

Choirul Huda ka ndërruar jetë pas një goditje të rëndë që ka marrë nga shoku i skuadrës, Ramon Rodrigues.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Super Ligën e Indonezisë gjatë ditës së sotme, raporton “The Sun”, transmeton Express.

Portieri i Perselas, Choirul Huda, tragjikisht ka ndërruar jetë pas një përplasje në fushë me shokun e skuadrës, Ramon Rodrigues.

38 vjeçari ishte në aksion për të tij të kundër ekipit, Semen Padang, kur ndodhi incidenti në pjesën e parë.

Portieri është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë pas asaj goditje të fortë që mori në kokë.

“Të gjithë lojtarët përfunduan ndeshjen dhe shkuan në spital kur u konfirmuar se Choirul Huda ka vdekur. Humbja e tij na dhemb të gjithëve. Nuk kishim kohë që të shikonim doktorin, por vetëm trupin e tij”, konfirmoi numri një i klubit të Perselas, Aji Santoso. /Express