75 Mall Live Search
18:17 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / MSH1

Tragjike: Punëtori bie nga objekti ku po punonte, humb jetën

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga një objekt, derisa ishte duke punuar.

IndeksOnline raporton se 43-vjeçari humbi jetën tragjikisht në një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, që tha se incidenti ndodhi rreth orës 15:00.

“Viktima mashkull, 43 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” deklaroi Ahmeti.

Ajo tha për IndeksOnline se policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast./IndeksOnline/