75 Mall Live Search
19:07 / E Martë, 27 Janar 2026 / Gj Sh

Tragjike, shtatë tifozë të PAOK-ut vdesin pas aksidentit në Rumani, dyshohet se njëri është me origjinë shqiptare (Pamje)

Shtatë tifozë të klubit grek, PAOK kanë vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Rumani.

Ata ishin nisur drejt Francës, për të ndejkur ndeshjen e Europa League ndaj Lyonit, shkruan IndeksOnline.

Në pamjet e publikuara tashmë në rrjetet sociale, shihet se minibusi me tifozë, godet një kampion cisternë, ku shumë persona kanë ngritur dyshime se shoferi ka hyrë qëllimisht në anën e gabuar dhe ka goditur kamionin.

Të gjithë ishin shtetas grekë, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave vinin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini dhe tre nga Selaniku.

Sipas mediave në Shqipëri, një nga shtatë viktimat është me origjinë shqiptare, nga Korça, me inicialet V.P./IndeksOnline/