13:44 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / Gj. Sh

Tragjike: Tifozi i Juventusit vdes në stadium gjatë ndeshjes me Sevillan

Një tifoz ka humbur jetën gjatë ndeshjes Juventus-Sevilla (1-1), gjysmëfinalja e parë e Europa League. Tifozi i bardhezinjve të Allegrit ndërroi jetë në “Allianz Stadium”.

Shtypi italian shkruan se bëhet fjalë për një 78-vjeçar, i cili njihej si një ndër tifozët më të zjarrtë të rekordmenëve të futbollit italian.

Tifozi vuante nga një sëmundje. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës që iu afrua, ai nuk ia doli të shpëtonte.