75 Mall Live Search
19:45 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Tragjike, vdes 24 vjeçari kosovar, ishte duke kalëruar

Një i ri kosovar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme gjersa po kalëronte. Indeksonline mëson se 24 vjeçari M.Mustafa po kalëronte në vendin e quajtur “Mejdan”, në Buzez të Dragashit.

Mustafa që kishte hobi dhe profesion kalërimin ndodhej në pistë vrapimi të kuajve kur papritmas humbi jetën tragjikisht nga lëndimet që pësoi.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në komunën e Dragashit, një i ri duke ushtruar me kali, ka rënë nga ai dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Për rastin në fjalë janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjarëve për shkak se është cilësuar vdekje aksidentale”, ka thënë Vesel Gashi.

Indeksonline mëson se është intervistuar edhe pronari i kalit lidhur me këtë rast./Indeksonline/