75 Mall Live Search
11:47 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

Tragjike/vdes një punëtor në Prishtinë, ra nga ndërtesa ku po punonte

Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti që ishte duke punuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku pas rënies fillimisht ka pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që nuk ka arritur ti përballojë plagët dhe si pasojë ka vdekur.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.”, theksoi për IndeksOnline, zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, theksoi ajo.