13:40 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / AR

Tragjike, vetëm pak javë pas vdekjes së poetit shqiptar, ndërron jetë edhe djali i tij!

Pas ndarjes nga jeta të poetit të njohur Arben Duka, në familjen e tij ndodhi një tjetër tragjedi.

Vetëm pak javë pas babait të tij, është shuar nga jeta edhe djali i tij, Denis Duka.

Mësohet se i biri i poetit të njohur ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një infarkti, njëlloj si i ati i tij, në moshën 35-vjeçare.

Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.

Poeti Arben Duka ndërroi jetë më 14 dhjetor në moshën 64-vjeçare.