10:46 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Tragjike, ylli i Atalantës po lufton me jetën

Lojtari i ri i Atalantës, Andrea Rinaldi, po lufton me jetën pas një problemi në tru. Ai ka marrë një goditje në tru në formën e hemoragjisë dhe gjendja e tij nuk është aspake  mirë.

Futbollisti 19-vjeçar ra në gjendje kritike të premten dhe ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve. Rinaldi është i shtruar në spitalin e Vareses. Ai është klasifikuar si një pacient në gjendje shumë të rënduar, pavarësisht se nuk ka vdekur.

Mesfushori po luan si i huazuar te Legnano që luan momentalisht në grupin B të Serie D. Kampionati i tij është pezulluar, por duket se Rinaldi po luan ndeshjen e tij më të rëndësishme, atë me jetën!