75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 05 Maj 2022 / LB

Trajkoviç për Kurtin: Ai po sillet sikur Serbia të ishte ndarë nga Kosova

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar pas takimeve që kanë ndodhur dje në Berlin dhe pas darkës në mes të Kurtit dhe Vucicit në të cilën mori pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.


“Ai po sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas.Nëse një sjellje e tillë vlerësohet, separatistët tjerë ndoshta do të inkurajohen”, ka shkruar Trajkoviq.