75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / AR

Trajkoviqit ia ndalojnë vajzën në aeroportin e Beogradit: Kjo kalon çdo masë

Rada Trajkoviq, Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej masës”, ka shkruar Trajkoviq.