75 Mall Live Search
12:25 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trajnerët më të mirë në botë që nuk kanë arritur asnjëherë ta fitojnë Premier Ligën

Nga Sir Bobby tek King Kev, secili prej këtyre trajnerëve të Premier League ka pasur magji të shkëlqyera – por në fund të fundit asnjëri nuk ka fituar titullin e ligës. Ende..

12. Louis van Gaal

Trajneri hollandez ishte një menaxher i shkëlqyeshëm – më i madh, dhe më i mirë se disa emra më poshtë. Van Gaal ka fituar shtatë tituj të ligës, një Champions League dhe një medalje bronzi të Kupës së Botës gjatë karrierës së tij të dalluar. Arsyeja për vendin e tij të ulët këtu është se Hollandezi nuk i solli ato vërtetime në Premier League. Ai nuk arriti asnjëherë ta fitonte Premier Ligën edhe pse u orvat mjaft shumë me Manchester United

11. David Moyes

Moyes ishte trajner i Everton prej vitit 2002 deri në vitin 2013 por nuk arriti ta fitojë Premier Ligën. As atëherë kur ai u emërua trajner i Man Utd për një sezon 2013/14.

10. Harry Redknapp

Harry Redknapp ka qenë tërë kohën trajner i ekipeve të Premier Ligës por asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë atë. Gjatë karrierës së tij si trajner, Redknapp ka qenë trajner i ekipeve si Bournemouth, West Ham, Portsmouth, Southampton, Tottenham, QPR e Birmingham.

9. Guus Hiddink

Një trajner me shumë përvojë dhe mjaft i suksesshëm. Megjithatë ishte i pafuqishëm ta fitonte titullin e Premier Ligës me Chelsean.

8. Martin O’Neill

Edhe Martin O’Neill si Harry Redknapp ka menaxhuar vetëm ekipe të Premier Ligës, por asnjëherë nuk ka arritur sukses të triumfoj në këtë ligë.

7. Brendan Rodgers

Pati aventura të ndryshme me ekipe si Watford, Reading, Swansea, Leicester e Liverpool, megjithatë nuk arriti asnjëherë ta fitonte titullin e Ligës Premier.

6. Gerard Houllier

Gerard Houllier kishte aventura të ndryshme në Francë e Angli, madje duke e menaxhuar edhe ekipin kombëtar të Francës, megjithatë në Angli me Liverpool dhe Aston Villa nuk arriti të lërë gjurmë.

5. Kevin Keegan

Gjatë karrierës së tij si trajner Keegan ka menaxhuar vetëm ekipe angleze. Newcastle, Fulham dhe Man City ishin ekipet që ka udhëhequr trajneri anglez. Ai madje një periudhë ishte edhe trajner i kombëtares angleze.

4. Bobby Robson

Bobby Robson, trajneri anglez ka stërvitur skuadra të ndryshme gjatë karrierës së tij, përfshirë Barcelonën gjatë viteve 1996-1997 dhe ekipin kombëtar të Anglisë gjatë periudhës 1982-1990. Ai menaxhoi edhe disa ekipe angleze por asnjëherë nuk arriti triumfin në Premier Ligë.

3. Mauricio Pochettino

Trajneri i finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Trajneri argjentinas para Tottenham ka menaxhuar Espanyol dhe Southampton, por bëri emër me revolucionin që po bën tek Tottenham. Pochettino ka kompletuar një ekip mjaft konkurues dhe sezonin e kaluar shkuan në finale të Ligës së Kampionëve, për të humbur pastaj nga Liverpool. Megjithatë, gjatë kohës së tij si menaxher në Angli, argjentinasi nuk ka arritur asnjëherë ta fitojë titullin e Premier Ligës.

2. Jurgen Klopp

Fituesi i Ligës së Kampionëve në fakt që prej vitit 2015 kur u caktua trajner i Liverpool, asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë ligën, edhe pse sezonin e kaluar përfundoi me vetëm një pikë larg Cityt.

1. Rafael Benitez

Trajneri spanjoll gjatë 6 viteve në Liverpool asnjëherë nuk ia doli ta fitojë titullin e Premier Ligës. Ai poashtu pati një aventurë të shkurtër te Chelsea por pa sukses./Indeksonline/