22:23 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trajnerët më të paguar në Serie A, Conte dukshëm i pari

Antonio Conte dhe Maurizio Sarri janë rikthyer në Serie A pas aventurave të tyre në Premierligë.

Conte ka marrë drejtimin e Interit derisa Sarri është emëruar trajner te rivali i tij më i madh derisa ishte te Napoli, Juventusi.

Trajneri i neroazurëve është më i paguari aktualisht në Serie A dhe merr një pagë prej 11 milionë euro.

Pas tij vjen Sarri me 5.5 milionë euro i ndjekur nga Ancelotti i Napolit me 5 milionë euro.

Mihajlovic i Bolognas dhe Fonesca i Romës paguhen nga 3 milionë, derisa Gasperini i Atalantës 2.5 milionë euro. /IndeksOnline/