75 Mall Live Search
16:56 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / MSH

Trajneri Arbnor Rifati lirohet nga arresti shtëpiak

Një muaj më parë, Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës zhvilloi një aksion në qytetin e Prizrenit.

Në këtë aksion u arrestuan dy persona, të dyshuar për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve.

Bëhet fjalë për Daut Mehmetin, referi i FIBA-së si dhe një trajner të basketbollit Arbnor Rifati.

Ky i fundit është liruar sot nga arresti shtëpiak.

Kështu ka bërë të ditur avokati i tij, Edis Kuraja.

“Ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ndaj të mbrojturit tim Arbnor Rifati. Unë besoj në pafajësinë e Arbnorit dhe bashkë këtë çështje do ta çojmë deri në fund. Arbnor, e gëzofsh lirinë!” ka shkruar Kuraja.