75 Mall Live Search
13:17 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / B O

Trajneri dhe lojtari i muajit në Premierleague

Trent Alexander-Arnold i Liverpool -it ka fituar çmimin EA Sports Premier League Lojtari i Muajit për muajin nëntor.

Mbrojtësi i djathtë shënoi një gol dhe katër asistime në tre paraqitje në ligë gjatë muajit që lamë pas. Është muaji i dytë me radhë që një lojtar i Liverpoolit ka fituar çmimin e Premierligës pasi Mohamed Salah ishte fitues i tetorit.

Trajneri i muaji është shpallur Pep Guardiola. Trajneri i Manchester Cityt e ka udhëhequr në ecuri fantastike skuadrën e tij për ta bërë lidere aktuale. Kjo është hera e dhjetë që Pep ka fituar këtë çmim./Indeksonline/