Trajneri e ka studiuar ekipin pejan/ “Golden Eagle Ylli” i gatshëm për sfidën e nesërme në “Karagaç”

Klubi basketbollistik “Golden Eagle Ylli” është duke u përgatitur fort për ndeshjen e nesërme kundër KB “Peja”.
Suharekasit kanë pasur një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjet e fundit, sidomos me fitorën e ndaj KB “Prishtina” me rezultat të thellë 103-95.
Tani, fokusi është në ndeshjen që zhvillohet nesër në “Karagaç”, me fillim nga ora 19:00.
Trajneri i ekipit, Petar Mijovic, ka thënë për Indeksonline se janë duke ushtruar me intensitet të lartë dhe se e ka analizuar lojën që bëjnë pejanët.
“Do të shohim se si shkon ndeshja! Peja është një nga ekipet më të mira në ligë. Trajneri Hadar është një nga trajnerët më me eksperiencë në ligë. Kanë “rooster” të mirë dhe depërtues. Kanë lojë të strukturuar, sidomos ne defensivë, kanë shumë agresivitet. Kjo është edhe synimi ynë i parë: të adaptohemi me agresivitetin e tyre, sidomos në vijën e mbrojtjes” ka thënë Mijovic, për Indeksonline.
Optimist për këtë ndeshje është shprehur edhe basketbollisti Gëzim Morina.
Ai ka deklaruar se ekipi po punon më shumë se çdo herë dhe se energjia brenda në ekip është tëjet pozitive.
“Mendoj që jemi në rrugë mjaft të mirë. Mendoj që çdokush na ka përcjellë, sheh një përparim të madh në lojën tonë dhe jemi në rrugë mjaft të mirë me i arritë qëllimet tona. Synimi është titulli dhe Liga Unike… E kemi të qartë se nuk është e lehtë. Ka ekipe mjaft të mira, por edhe ne kemi ambiciet tona” tha Morina.
Ndiqni më poshtë materialin e plotë: