Trajneri Franco Foda: Do luajmë lojë defansive, ashtu patëm sukses në ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Suedisë, e vlefhsme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Foda tha se skuadra e tij është e gatshme dhe pritet të bëjë lojë si muajin e kaluar në “Fadil Vokrri”, pra defansive, shkruan Indeksonline
“Suedia nuk është vetëm skuadër e fortë me kundërsulme, por edhe që e mban topin. Ne duhet të luajmë shumë ngushtë dhe defansive. Kështu kemi luajtur edhe në ndeshjen e kaluar, kështu duhet të jetë fokuesi edhe për nesër. Duhet të bëjmë shumë presion.
“Ky është një grup i fortë dhe të gjitha kanë gjasa dhe luftojnë për vendin e dytë ose për t’u kualifikuar nga vendi i parë. Kemi edhe mungesa tjera për nesër, Elvis Rexhbecaj dhe Fidan Aliti. Por kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë ata”, u shpreh Franco Foda
Kujtojmë që nesër Kosova luan si mysafire ndaj Suedisë, nga ora 20:45./Indeksonline/