15:12 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Trajneri gjerman: E refuzova Realin, sepse ende s’jam për atë klub

Julian Nagelsmann është trajneri më perspektiv në Evropë. Trajneri që po ndjek titullin e Bundesligas me Leipzig, ka thënë se verën e kaluar e kishte refuzuar Real Madridin.

Trajneri më i ri në Evropë ka thënë se e kishte refuzuar Realin sepse ishte i bindur që ende nuk ka cilësi për të drejtuar një skuadër të madhe si ajo.

“U befasova kur pranova ofertën nga Reali. Isha i nderuar, por u mendova dhe e refuzova. E mora këtë vendim sepse mendoj që nuk jam ende i gatshëm për të drejtuar një skuadër aq të madhe.

Dua të përmirësohem ende dhe nëse shkon te Reali, atje s’ke kohë të përmirësohesh. Tani për tani nuk jam më i miri, por pranoj që dua të jem një nga më të mirët në të ardhmen” ka thënë Nagelsman./Indeksonline/