20:04 / E Hënë, 27 Mars 2023 / C E

​Trajneri i Andorras: Kosova ekip i rrezikshëm

Trajneri i Kombëtares së Andorras Jesús Luis “Koldo” Álvarez, e ka cilësuar Kosovën si një kombëtare shumë të kompletuar dhe të rrezikshme në prag të ballafaqimit të së martës në Prishtinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Në konferencën për media ai tha se jo rastësisht Kosova barazoi me Izraelin sepse janë një ekip i ri dhe shumë kualitativ.

Ai i bëri thirrje lojtarëve të tij që të kenë kujdes nga e gjithë skuadra dhe jo të fokusohen në emra të përveqshëm

“Ekipi i Kosovës është një ekip mjaftë i rrezikshëm, ka potencial, nuk është rastësi që kanë arritur që të barazojnë me Izraelin, po ashtu është një ekip i ri dhe ka synime që të kalojë më tutje nga kjo fazë e grupeve…Ne si edhe çdo ekip tjetër e kemi studiuar komplet ekipin e Kosovës edhe nuk është se jemi të brengosur vetëm për njërin apo dy lojtarë. Mendoj se duhet të fokusohemi në të gjithë lojtarët se po o fokusuam te vetëm te lojtar si Berisha, Rashica, Zhegrova, atëherë është gabim. Ne duhet të fokusohemi në komplet ekipin…Edhe nëse nesër nuk luan Rashica ose Zhegrova, por luan Bytyqi, apo Muja apo dikush tjetër, për ne është e njëjta gjë, ne do të fokusohemi tek të gjitha, tha Koldo.

Ndërsa mesfushori i Andorras Marc Pujol theksoi se Kosova është kiandidat serioz për vendin e dytë në grupin I, së bashku me Romanin dhe Izraelin.

Kemi ardhur këtu në Kosovë për të luajtur lojë, për të garuar. Ekipi i Kosovës është një ekip cilësor, ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha forcat tona për ta fituar këtë lojë. Mund të themi që Kosova, njësoj edhe si ekipet e tjera, Romania, Izraeli pak a shumë janë të barabartë dhe kanë gjasa të barabarta, më shumë gjasa pritet t’i ketë Zvicra por megjithatë është një grup mjaftë garues dhe të barabartë”, theksoi ai.

Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Andorras zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në Grupin I Kosova ka një pikë pas barazimit në udhëtim me Izraelin, kurse Andorra është pa pikë pas humbjes në ndeshje e parë kundër Romanisë.