23:46 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Anglisë : Kosova duhet të jetë krenare me skuadrën që ka

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur pas fitores 5-3 kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Ai në një intervistë për “Supersport” ka thënë se Kosova duhet të jetë krenar me skuadrën që ka.

Kosova e bëri atë që e thash, shumë presion, ne e kemi ditur që do të bëhet presion dhe e kemi ditur që janë kërcënim, e kemi ditur që do të kemi hapësirë për të luajtur, unë mendoj se e kemi përdorur topin mirë“, ka thënë Southgate.

Mendoj se të gjithë kanë pasur një natë të mrekullueshme“.

Ata ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues, edhe ne kemi bërë disa gabime në këtë ndeshje. Por nuk dua ta nënçmojë Kosovën për atë që bëri sepse e meritojnë të lëvdohen për atë që bënë në sulm, definitivisht Kosova ka potencial të kualifikohet në evropian, mund të kualifikoheni nga play off ju duhet të jeni shumë krenar për skuadrën tuaj“, përfundoi trajneri i Anglisë. /IndeksOnline/