Trajneri i Argjentinës lirohet nga spitali, kjo është gjendja e tij
Trajneri i Argjentinës, Leo Scaloni në mengjesin e sotëm kishte pësuar aksident pasi u qëllua nga një veturë derisa ishte duke drejtuar biçikletën.
Fillimisht mediat në Argjentinë raportuan që gjendja e tij ishte kritike, por tani ai është stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetë.
40 vjeçari ka pësuar disa lëndime në kokë por është liruar nga spitali dhe tani ndodhet në shtëpi. /Indeksonline/