Trajneri i Argjentinës: Messi është si lojtarët tjerë
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë një bilanc të sezonit duke u ndalur tek ylli i Barcelona-s.
“Për ne dhe për shokët e skuadrës, Messi është vetëm një lojtar tjetër”, ka thënë trajneri i bardhekaltërve.
“Besoj se kemi arritur të mos bëjmë dallime me pjesën tjetër të grupit jashtë fushës. Na bën të ndihemi krenar sepse punon çdo ditë me shokët e skuadrës për të ndërtuar atë që duam të jemi”.
“Jemi të kënaqur, duam që gjithsecili të ndihet i lirë të jetë vetvetja jashtë fushës. Nuk duam që asnjë të jetë sipër të tjerëve. Më pas, gjërat tregohen në fushën e lojës”.
“Deri kur Messi do të jetë në këto nivele dhe do të qëndrojë te Barcelona, do të jetë në formacionin titullar të Argjentinës. Nëse ai është i lumtur, jemi edhe ne”.