75 Mall Live Search
09:34 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Trajneri i Arsenalit jep detaje për gjendjen e Granit Xhakës

Futbollisti me preardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka pësuar një lëndim mbrëm në ndeshjen kundër Wolvesit.

Ai u detyrua të largohet nga fusha vetëm pas 15 minutave lojë, shkruan IndeksOnline.

Për gjendjen e Xhakës, ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta.

Ai deklaroi se mesfushori zvicerran nuk ishte ndjerë mirë nga stomaku, por tani është mirë dhe nuk ka rrezit për Kupën e Botës në Katar.

“Ai është mirë. Gjatë ndeshjes nuk u ndje mirë pas problemeve me stomakun, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë.

Jam i lumtur që në këso situate e menaxhuam mirë dhe morën një fitore në këtë ndeshje”, ka thënë Arteta./IndeksOnline/