08:14 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Arsenalit premton se transferime të reja po vijnë pas fitores kundër Fiorentinës

Unai Emery ka siguruar tifozët se më shumë transferime po vijnë pas fitores së tij 3-0 në miqësore ndaj Fiorentinës.

Gunners dominuan ndeshjen kundër Fiorentinës në Charlotte, North Carolina, ku Eddie Nketiah shënoi dy gola dhe një tjetër erdhi nga Joe Willock, transmeton Indeksonline.

Arsenali vendosi një formacion më të dobët kundër skuadrës italiane,  Emery vendosi të bënte 11 ndryshime gjatë gjithë lojës.

Nketiah ishte mbresëlënës në të gjithë ndeshjen, ku edhe tifozët e Arsenalit iu lutën Emery që ta mbante të riun në ekipin e parë në sezonin të ardhshëm.

Arsenali ende po përpiqet të transferoj Wilfried Zaha, ndërsa William Saliba pritet të konfirmohet si transferimi  dytë./Indeksonline/.