18:08 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Arsenalit: Vendi i katërt shumë i vështirë

Arsenali është ndalur nga Southampton pas golit të Austin pesë minuta para fundit të takimit, duke i dhuruar një fitore të tijve në shifrat 3-2.

Tekniku i Arsenalit, Unay Emery, i cili provoi shijen e tretë të humbjes në këtë sfidë, pas përfundimit të saj ka thënë:

“Mendoj se na duhet të bëjmë më shumë. Fillimi ishte i mirë, por për momentin jemi në vendin e pestë në renditje dhe mendja jonë është fokusuar në pozicionimin tonë me katër më të mirët e Premier League.”

“Jemi përmirësuar, por realiteti tregon se na duhet të bëjmë më shumë. Ideja është që të punojmë me lojtarët, të mësojmë së bashku, gjithsecili nga ne mund të jap ide të reja.”

“Lojtarët janë të hapur për të na dëgjuar rreth taktikave të reja dhe analizave të videove. Duhet ta bëjmë këtë të funksionojë shpejt, por në të njëjtën kohë në duhet durimi.”

“Po përmirësohemi hap pas hapi dhe mendoj se lojtarët po tregojnë çdo ditë përkushtimin me sjelljen e tyre.”