Trajneri i Austrisë thotë se Arnautoviq ka mentalitet absolut, lojtari merr një premtim

Ekipi i Austrisë është rikthyer në Bukuresht në mesditën e sotme, derisa në mbrëmje ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Ukrainën.
Mesfushori Marko Arnautoviq do të jetë në dispozicion pasi ndaj Holandës ishte i suspenduar.
Përzgjedhësi Franco Foda deklaroi se Arnautoviqit i ka premtuar se do të nis ndeshjen nga minuta e parë.
“Marko ka një mentalitet absolut. Ai definitivisht nuk dëshiron të largohet nga fusha. Ai do të luajë nga fillimi” deklaroi Foda.
/Indeksonline/