Trajneri i Barcelonës tregon se a do të transferohet mesfushori i tyre te Juventusi

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka hedhur poshtë raportimet për një largim të mundshëm të Arthur drejt Juventusit.
Sipas Tuttosport, ishte vendosur që të ketë bisedime në mes Barcelonës dhe Juventusit për të arritur një marrëveshje shkëmbimi në mes Arthur dhe Pjanic, transmeton IndeksOnline.
“Arthur tashmë ka thënë dy herë se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe unë e kuptojë atë”ka treguar trajenri i Barcelonës.
Po ashtu Setien ka folur edhe për Pjanic, për të cilin ka thënë se është një lojtar i shkëlqyeshem./IndeksOnline/.