Trajneri i Barcës tregon nëse Messi do të largohet

Lionel Messi u përmend disa ditë më parë për një largim nga Barcelona dhe se mund të kalonte te Serie A, ku mund të bashkohet me Interin.
Diçka e tillë u mohua nga vetë argjentinasi, ndërsa ditën e sotme ka folur edhe trajneri Setien, i cili në një intervistë për “TV3”, preku çështjen e Messit dhe të merkatos.
“Idealja është të punosh në një ambient pozitiv edhe pse nuk besoj se do të ndikonte nëse ai qëndron apo jo. Jemi të sigurt që Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e Barçës dhe do ta mbyllë karrierën në ‘Camp Nou”, ka thënë Setien.
Merkato – “Nuk jam asnjëherë pro ndonjë revolucioni të madh. Është e vërtetë që duhet të bëjmë ndonjë ndërhyrje, por nuk jam dakord me shumë lëvizje”, tha ndër të tjerash tekniku i Barcës. /IndeksOnline/