75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 27 Prill 2023 / B O

Trajneri i basketbollit, nga NBA në Prishtinë

Bashkë me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) dhe me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), të shtunën dhe të dielën (më 29 dhe 30 prill ), në Prishtinë do të organizohet Klinika e Basketbollit me trajnerin amerikan Nick Berlage.

Nick Berlage është trajner individual në NBA me eksperiencë 10 vjeçare. Ka punuar me 12 lojtarë të NBA dhe 39 lojtarë të NCAA divizioni 1 në përmirësimin e teknikës së shutit.

Klinika do të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 13:00 në Sallën e Sportit ISP MARIGONA – dhe do t’u shërbejë trajnerëve të basketbollit në vendin tonë.

Përmes këtyre aktiviteteve, synohet të rritet cilësia e trajnerëve, arsimëtarëve te edukatës fizike dhe basketbollistëve tanë të ri.