75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / C E

Trajneri i Bayernit: Gnabry është lojtar i klasit botëror, mund të bëj edhe më mirë

Trajneri i Bayernit, Hansi Flick, beson se Serge Gnabry është afër të bërit një lojtar i klasit botëror, pas performancës së tij mahnitëse në gjysmëfinalen e Championsit.

Gnabry shënoi dy herë në pjesën e parë, për ta “futur në shina” fitoren e bavarezëve, 3-0 ndaj Lyon-it në “Estadio da Luz”, të mërkurën, me kampionët e Bundesligës që tani vendosen përballë PSG në finale, të dielën.

Anësori 25-vjeçar ka shijuar sezonin e tij më produktiv deri më sot, duke shënuar 23 gola dhe dhënë 14 asiste në të gjitha garat, me ndjenjën e Flick se futbollisti është gati të hedhë hapin tjetër përfundimtar në zhvillimin e tij.

Kur e shihni zhvillimin e Sergeit gjatë viteve të fundit, duhet të thuani se është afër një lojtari të klasit botëror. Jemi shumë të lumtur që ai shënoi dy gola dhe që e kemi në radhët tona. Gnabry ka cilësi të jashtëzakonshme, personalisht mendoj se është ende larg nga maksimumi i tij”.

Futbollisti në fjalë ka shënuar 9 gola në 9 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, pa asnjë “rrjetë” më parë në këtë kompeticion, duke përfshirë një “poker” mahnitës ndaj Tottenham, më herët, këtë sezon. /IndeksOnline/