Trajneri i Besiktasit për Ernest Muçin: Me ne ishte i dobët, këtu po tregon performancë të mirë…!
Trajneri i Besiktasit, Sergen Yalcin ka folur për Ernest Muçin pas ndeshjes ndaj Trabzonsporit që u mbyll me rezultatin 3:3.
Sulmuesi shqiptar shënoi një gol të bukur në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që Muçi është në pronësi të Besiktasit, por i huazuar te Trabzoni. Dhe pikërisht për këtë ka folur trajneri i “shqiponjave”.
“Ernest Muçi po luan shumë mirë, ai është shumë i suksesshëm. Po jep një kontribut serioz te Trabzoni. Nëse një lojtar nuk mund të ketë sukses në një skuadër, nuk do të thotë që do jetë njëjtë edhe në nëj vend tjetër.
“Ndonjëherë ndryshimi i ambientit sjell përfitime. Por, ne nuk kemi asnjë kursim për Muçin. Ai është një lojtar që ne nuk e mendojmë në skuadër. Ai nuk mundi të jepte performanca të mjaftueshme për ne. Por po e tregon te Trabzoni”, u shpreh Yalcin
Kujtojmë që Muçi gjatë këtij sezoni me Trabzonin ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/
@futbolarena 🗣 Sergen Yalçın: "Ernest Muçi iyi oynuyor. Çok da başarılı. Trabzonspor'a ciddi katkı veriyor. Bir oyuncu bir yerde başarılı olamıyorsa, başka yerde başarılı olamayacak diye bir şey yok. Bazen kan değişikliği fayda getirir. Ama bizim Muçi ile ilgili herhangi bir tasarrufumuz yok. Kadroda düşünmediğimiz bir oyuncu. Bizde yeterli performansı veremedi ama Trabzonspor'da sergiledi. Kendisini tebrik ediyorum." #beşiktaş #sergenyalçın #muci #trabzonspor #sporhaberleri ♬ FutbolArena – orijinal ses – FutbolArena

