Trajneri i Bodo/Glimtit i kundërpërgjigjet Interit për kritikat rreth fushës
Trajneri i Bodo/Glimtit, Kjetil Knutsen, injoron ankesat e Interit për fushën artificiale të ekipit norvegjez: “Manchester City madje nuk e përmendi fare.”
Bodo/Glimti udhëtuan drejt Milanos për ndeshjen e kthimit të “play-offit” të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Ekipi norvegjez kishte fituar 3-1 ndaj Interit javën e kaluar dhe vijnë për të mbrojtur avantazhin dy-golësh në ndeshjen vendimtare.
Interin kishte shprehur shqetësimet e veta për fushën artificiale të Bodo/Glimt edhe para ndeshjes së javës së kaluar.
Liderët e Serie A jo vetëm që humbën ndeshjen, por edhe kapiteni dhe golashënuesi i tyre kryesor, Lautaro Martinez, pësoi një dëmtim muskulor që do ta mbajë jashtë për një muaj.
“Nuk mund të bëj asgjë për këtë. Duhet të përqendrohemi vetëm tek ajo që mund të kontrollojmë,” tha Knutsen në konferencën për shtyp të hënën përmes “TMW”.
“City madje nuk e përmendi fushën, dhe as ne nuk jemi mësuar me barin e ‘San Siros’. Unë mbaj fokusin diku tjetër. Për mua nuk është e zgjuar të flas për kontekste të tjera që nuk lidhen me futbollin, por çfarë bëjnë të tjerët nuk më intereson”, shtoi ai.
Në janar, Gianluigi Donnarumma dhe Manchester City kishin humbur 3-1 në transfertë ndaj Bodo/Glimtit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Bodo/Glimti gjithashtu kishte mposhtur Atletico Madrid në fazën e mëparshme të kompeticionit dhe kohët e fundit mori lavdërime nga ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Klopp është një njeri dhe trajner i madh, jam i kënaqur me komplimentet e tij, por unë mendoj për Bodo/Glimtin,” tha Knutsen.
“Dua që lojtarët të fokusohen te loja, dhe unë duhet të bëj të njëjtën gjë”, e mbylli ai.

