15:56 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Trajneri i Brazilit, Tite: I pari është Neymari, i dyti…

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Adenor Leonardo Bacchi, që njihet si ‘Tite’ ka folur për treshen më të mirë të futbollistëve në këto dy vitet e fundit.

Sipas teknikut 59-vjeçar është futbollisti brazilian, Neymar një prej më të mirëve në Botë, shkruan IndeksOnline.

“I pari është Neymar”, ka thënë Tite.

Trajneri gjithashtu e kompleton edhe top-treshën, duke futur Lewandowskin dhe De Bruynen.

“I pari është Neymari, i dyti është Robert Lewandowski dhe i treti është mesfushori, Kevin De Bruyne”, vazhdoi tutje braziliani.

Kujtojmë që Neymar ishte duke kaluar një sezon fantastik në PSG, por e pësoi një lëndim gjatë muajit shkurt, duke e lënë atë jashtë fushave të blerta./IndeksOnline/