Trajneri i Bullgarisë vlerëson lartë Kombëtaren e Kosovës
Kosova nesër do të luaj ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 kundër Bullgarisë.
Trajneri bullgar, Krasimir Balakov ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës, duke veçuar lojën krijuese, portierin dhe trajnerin.
“Ekipi kosovar është mjaft i ndryshëm, por në përgjithësi ata luajnë futboll modern, ata kanë një portier që luan shumë mirë me këmbë, e njoh trajnerin e tyre mirë, ne kemi punuar në Zvicër, është shumë krijues, loja do të jetë e jashtëzakonshme. Ne luajmë ofensivë dhe duhet të jemi të hapur“, ka thënë Balakov.
“Nuk ishte e njëjta ndeshje që luajtën me ne në Kosovë. Ata nuk kanë frikë, nuk shqetësohen për të luajtur në gjysmën e kundërshtare dhe për të bërë presion. Ata kanë lojtarë cilësor, ata lirohen. Ndryshe nga ne, çdo gjë që ata bëjnë është mirëpritur tek ata“, ka thënë trajneri.
Kujtojmë se ndeshja zhvillohet nesër në stadiumin “Vasil Levski” të Sofjes nga ora 20:45. /IndeksOnline/