Trajneri i cili u shkarkua dje, pritet të jetë zëvendësues i Amorim te Manchester United

Mediat britanike kanë rikthyer në qendër të vëmendjes trajnerin anglez Graham Potter.
Raportohet se tekniku anglez është në listën e ngushtë të Manchester United për të zëvendësuar Ruben Amorim, nëse situata me portugezin nuk përmirësohet, shkruan IndeksOnline.
Pas humbjes 3-1 kundër Brentford këtë fundjavë, presioni mbi Amorim është rritur ndjeshëm, pasi rezultatet e fundit kanë shqetësuar tifozët dhe bordin drejtues, shkruan IndeksOnline.
Graham Potter, i cili u shkarkua nga poztia e trajnerit të West Ham, hiq më pak se një ditë më parë, shihet si një alternativë potenciale për të rimodeluar projektin e “Djajve të Kuq”.
Ndërkohë, burime pranë klubit kanë deklaruar se nuk ka ende bisedime konkrete, por situata mbetet në vëzhgim të vazhdueshëm, sidomos nëse rezultatet nuk përmirësohen në ndeshjet e ardhshme./IndeksOnline/