21:36 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Danimarkës pyetet për ndeshjen ndaj shqiptarëve të Zvicrës

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, në konferencën për media pas ndeshjes ndaj Kosovës është deklaruar për ndeshjen e radhës që do ta zhvilloj përfaqësuesja e tij.

Gazetari sportiv në “Indeksonline”, Ensar Ramadani ka pyetur trajnerin danez rreth asaj se “a i frikësohet ndeshjes së radhës me shqiptarët e Zvicrës”.

“Natyrisht se janë lojtarë të shkëlqyer. Megjithatë Shaqiri nuk do të luaj se është i lënduar por tjetrën anë Xhaka do të luaj. Zvicra është një skuadër mjaft e mirë dhe janë një nivel i lartë. Pra, nuk do të jetë një ndeshje para përgatitore por ndeshje që duhet të mundohemi shumë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Zvicra e shqiptarëve do të zhvillojë ndeshjen me Danimarkën pas pesë ditësh (e martë). /Indeksonline/