19:23 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Drenicës dënohet me 200 euro

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje me Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 14.03.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këtë:

V E N D I M

TAHIR LUSHTAKU, kryetrajner i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skenderaj me numër të ID kartelës 010175M70, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina (kundërshtim në vendimin e asistentit Meriton Berisha në rastin e anulimit të golit të shënuar) në ndeshjen e javës së XXII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRENICA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. dhe nenit 10 paragrafi 3; DENOHET; me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro) Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.