17:04 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Trajneri i Drenicës pasi mposhti Besën: Do të na pret një punë e vështirë deri në fund!

Skuadra e Drenicës ka fituar takimin ndaj Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me dy golat të shënuar nga Kreshnik Uka dhe një të pranuar nga Qorri, Drenica merr tre pikë të arta në Pejë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj i cili tha se është i kënaqur me ekpin e tij dhe lojën që zhvilluan futbollistët.

“Te them të drejtën e kemi parë që do të jetë lojë e vështirë, Besa ka lojtar të talentuar ata luftojnë në çdo cep te fushës. Mirëpo ne ruajtëm qetësinë dhe luajtëm ashtu siç e kishim planifikuar. Do të jetë e vështirë deri në fund, kemi gjetë disa lojtarë qe kanë kualitet, na pret një punë shumë e vështirë”, tha ai.