75 Mall Live Search
17:12 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Trajneri i Dritës: Do ta mbrojmë titullin!

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas ndeshjes me Arbërinë.

Kampioni aktual arriti fitore pas 2 barazime në Superligën e Kosovës – duke mposhtur 3 me 1 Arbërinë, shkruan IndeksOnline

Nuhiu pas ndeshjes tha se Drita do t’i tregoj të gjithëve se hera e fundit që u shpallem kampion nuk ishte rastësi.

“Ato dy barazime kanë qenë paksa psikologjike. Sot kemi arritur të bëjmë një lojë të mirë. Kemi mundur të shënojmë më shumë, por për fat të keq nuk shënuam. Ne kryejmë detyrat tona sot, do ta shohim ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës – nuk është ndeshje kryesore ka edhe shumë ndeshje të tjera. Do mundohemi ta mbrojmë titullin. Të tregojmë që ajo e vitit të kaluar s’ka qenë rastësi”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Drita me këtë fitore është rikthyer në pozitën e parë me 58 pikë, tri më shumë se pozita e dytë, Ballkani./IndeksOnline/