75 Mall Live Search
18:07 / E Diele, 01 Tetor 2023 / C E

Trajneri i Dritës i gëzohet fitores në derbin e Anamoravës

Drita triumfoi 2-0 ndaj Gjilanit në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Akis Vavalis ka thënë se është tejet i lumtur që ia dolën ta fitonin derbin e Anamoravës.

“Është fitore e rëndësishme, është fitorja e tretë rresht”, ka deklaruar trajneri grek për ArtSport.

“Kemi lojtarë të shkëlqyer që kanë vuajtur shumë. Është ndeshja e tretë brenda shtatë ditësh, ndërsa Gjilani kishte një ditë më shumë në dispozicion”.

“Në pjesën e parë nuk kemi krijuar shumë raste, ndërsa në të dytën kemi shfrytëzuar më mirë hapësirat”.

Është fitore e rëndësishme për lojtarët, për ekipin, për tifozët”, ka shtuar Vavalis.