Trajneri i Dritës: Na mungoi fati
Gjilani dhe Drita kanë barazuar pa gola në derbin e xhiros së 26-të të Superligës.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka komentuar ndeshjen duke thënë se iu mungoi fati, shkruan Indeksonline.
“Duke parë ndeshjen në pjesën e dytë e merituam fitoren. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë. Nuk ishim të rrezikshëm në fazën e tretë. Në pjesën e dytë bëmë gjithçka, por ishte çështje fati“, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.
“Nuk gabuam askund, pjesën e parë nuk luajtëm mirë por në pjesën e dytë ishte vetëm çështje fati që nuk fituam“, ka shtuar trajneri. /IndeksOnline/