17:15 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / LB

Trajneri i Dritës: Viktoria Plzen është favorit, ne kemi përparësinë e tifozëve

Nesër me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes mes Dritës dhe Viktoria Plzen, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Para ndeshjes në konferencë për media foli trajneri i Dritës, Akil Vavalis, i cili tha se skuadra e Viktoria Plzen është favorite por që skuadra e tij ka përparësinë e tifozëve dhe fushës.

“Nesër do ballafaqohemi me Viktoria Plzen, që prapë do të jetë lojë e vështirë. Pres që ndeshja e dytë të jetë edhe më e vështirë se sa ndeshja e parë në Çeki. Ne në ndeshjen e parë kishim rezultat të mirë, por kjo nuk do të thotë asgjë pasi kemi edhe 90 minuta shumë të vështirë. Pres të njëjtin angazhim edhe nesër”, tha Vavalis.

“Ekipi i Viktoria Plzen është favorit, ne do kemi një përparësi sa i përket fushës dhe mbështetjen e madhe të tifozëve që do jenë në numër të madh”, shtoi më tej Vavalis.

Ndeshjen e parë si mysafire, Drita barazoi me Viktoria Plzenin pa gola 0:0./Kosovapress