19:20 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Dukagjinit flet pas fitores së sotme kundër Vushtrrisë

Dukagjini arriti sot të sigurojë një fitore mjaftë të rëndësishme kundër Vushtrrisë, të cilën e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Dukagjinit ka folur për Indeksonline duke e cilësuar këtë fitore si mjaftë të rëndësishme.

“Është një fitore shumë e rëndesishme,në çfarë do aspekti ishim të vetëdishëm se në rastë deshtimi mund të përfundojmë shumë keq, prandaj motivimi edhe dëshira për të dhënë maksimumin ka qenë shumë e madhe,fituam me meritë, në vazhdim na pret punë edhe më e madhe”, tha Xhengiz Rexhepi.

Ai për arritjen e kësaj fitore tregoi se nuk ka bërë ndonjë ndryshim mirëpo sipas tij arsyeja e fitores është se kanë filluar të shënojn gola dhe se e kanë merituar, shkruan Indeksonline.

“Nuk kemi bërë shumë ndryshime realisht tash kemi nisë të shënojmë dhe të fitojmë, kemi merituar shumë ma tepër por fati sportiv nuk ka qenë në anën tone, duke goditur shtyllen 10 herë”.

Pas kësaj fitore Rexhepi tregoi se ndihen më të relaksuar pasi që ishin duke kaluar në një periudhë shumë të rëndë.

“Tash e kemi ma lehtë jemi më të relaksum në anën psikologjike, se nuk e kemi pasur lehtë kemi kalu periudhë shumë të rëndë, por në as një moment nuk kemi pasur negavitet mbrenda grupit, përkrahja e drejtuësve dhe publikut ka qenë me ne në çdo moment, tash do mundohemi edhe në ndeshjet e rradhës të fitojmë”.

Kurse për ndeshjet e radhës Xhengis Rexhepi tha se nuk do ta ketë të lehtë pasi që të gjitha ekipet janë të mira.

“Në Super Ligë të Kosovës nuk ka ndeshje të lehtë, për ne çdo ndeshje është finale, do mundohemi sa ma tepër pikë të mbledhim deri në gjysëmën e  sezonit”.

Sa i përket rënditjes tabelare ai tregoi se që nga fillimi e kishin qëllim që të stabilizoheshin në Superligë.

“Ambiciet e klubit në fillim të sezonit ishin të stabilizohemi në Super Ligë, kështu që ky është synimi ynë, duhet ta kemi qartë se do jetë e rëndë,por gjithçka n’varet nga ne, duhet të vazhdojmë edhe ma fortë në çfarë do aspekt” u deklarua Xhengis Rexhepi./Indeksonline/.