75 Mall Live Search
21:47 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Trajneri i famshëm i Premierligës: Më mirë punoj në fabrikë, sesa të trajnoj Barçën

Barcelona është një nga ekipet më të mëdha të botës dhe ëndrra e shumë lojtarëve e trajnerëve, për të qenë pjesë e saj është evidente. Gjithsesi nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Maurizio Pocchetinon, trajnerin argjentinas të Tottenhamit.

45—vjeçari është një nga emrat më të preferuar, për faktin se është I ri dhe aplikon një futboll mjaft tërheqës dhe rezultativ, diçka që e ka treguar te Espanyoli dhe po e tregon edhe në Londër. Ky i fundit ka theksuar se nuk ka aspak dëshirë të stërvitë Barcelonën dhe se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

“Më mirë se të stërvit Barcelonën, shkoj dhe punoj në fabrikën time në Argjentinë. Arsenalin dhe Barçën nuk do t’i stërvit kurrë në jetën time, pasi kam kaluar periudha të mira te skuadrat rivale të tyre”, tha Pocchetino.

Trajneri i Spurs-ave tregoi se klubi ka arritur akordin për të marrë fantazistin brazilian Lucas, nga PSG-ja. Të interesuar për të kanë qenë dhe Reali i Madridit, ekip ky i cili mesa duket e gjeti trajnerin e duhur.