Trajneri i Fenerbahces ‘thyen’ heshtjen në transferimin e Mesut Ozil

Mesfushori turk me pasaportë gjermane, Mesut Ozil ka edhe gjashtë muaj kontratë me klubin e Arsenalit.
Me t’i skaduar kontrata mendohet se Ozil do të largohet nga Arsenali në verë si transfer i lirë, shkruan IndeksOnline
Kështu, trajneri i Fenerit, Erol Bulut është i qetë në raport me fjalët që po qarkullojnë në media.
Ndërsa, përfaqësuesi i Ozil, Dr Erkut Sogut, pretendoi se e ardhmja e mesfushorit do të vendoset në “shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme”.
“Nuk na lejohej të flisnim ligjërisht para 1 Janarit kështu që tani sapo kemi filluar të shikojmë opsionet me numrat dhe detajet,” i tha Sogut ESPN.