75 Mall Live Search
15:25 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Feronikeit e mposht dhe e lavdëron Llapin

Feronikeli vazhdon kryesimin e tabelës në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Drenasi ka mposhtur njërin nga kundërshtarët më të vështirë këtë sezon, Llapin me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.

Këtë fitore e ka quajtur të rëndësishëm trajneri Zikirija Ramadani edhe pse ka pranuar se llapjanët luajtën shumë mirë.

“Një fitore e vlefshme, por nuk ka përfunduar asgjë. I urojë futbollistët për lojën e treguar dhe tifozët që në përkrahën tërë ndeshjen.  Megjithatë, Llapi zhvilloi një ndeshje më të mirë sot”, ka thënë trajneri i Feronikelit.

Skuadra kryesuese do të ketë një rivalitet të fortë për kreun e tabelës me Prishtinën që është vetëm dy pikë mbrapa. /IndeksOnline/