Trajneri i Feronikelit i kënaqur me rezultatin në derbi
Feronikeli mori një barazim në derbin e xhiros së 21-të kundër Prishtinës në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.
Trajneri i “Nikelit”, Zikiria Ramadani ka thënë se është i kënaqur për rezultatin pasi një pikë ishte synimi i tyre.
“Erdhëm dhe morëm atë për çka erdhëm”, ka thënë trajneri pas ndeshjes.
“Por, duke parë rrjedhën e lojës kishim mundësi të fitonim lojën. Kërknim golin e dytë me ngulm, bëmë zëvendësimet, por nuk erdhi goli i dytë. Edhe Prishtina na rrezikoi me një lojtar më pak. Na vjen keq që nuk fituam. Prishtina u mbrojt mirë me një lojtar më pak”, shtoi Ramadani. /IndeksOnline/