Trajneri i Feronikelit ironizon me klubin e Lirisë

Trajneri i Feronikelit, Granit Begolli, pas ndeshjes që u zhvillua mbrëmjen e djeshme mes Liverpool dhe Real Madrid ka ironizuar me ekipin e Lirisë.
Liria kishte kërkuar nga FFK-ja që Feronikelit ti hiqen 9 pikë, pasi që sipas tyre disa nga lojtarët që ishin pjesë startuese e 11-shës në ndeshjen kundër tyre nuk kishin të drejtë të luajnë.
Në një status në Facebook ku thuhej: Real Madrid pritet ta humb ndeshjen ndaj Liverpool me rezultat 3:0 sepse Vinicius është i regjistruar ne dy klube ne te njëjtën kohe.
Begolli kishte komentuar se a është ankuar dikush për Viniciousin pasi që Feronikeli për këtë arsye po marrin ankesa shpesh.
Më tutje ai këto ankesa që janë bërë ndaj klubit që ai drejton i ka quajtur si të qëllimshme për ta arritur objektivin. /IndeksOnline/
