75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Feronikelit kritikon Qeverinë e Albin Kurtit

Koronavirusi ka bërë që futbolli kosovar tashmë e 40 ditë të jetë i bllokuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë, si shenj parandalimi të kësaj pandemie.

Kjo ka bërë që komuniteti sportiv në vend të mbetet i bllokuar.

Nga karantina, trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

“Një sen nuk po e kuptoj! Deri sot Qeveria në ikje tha që po e menaxhon situatën me pandemi pa probleme, bile gati mas miri në rruzull, e tash pse i ka thirr partit tjera në bisedime për unitet kundër koronavirusit”, ka shkruar Tovërlani në llogarinë e tij në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që Tovërlani komenton situatën aktuale politike në vend, pasi këtë gjë e kishte bërë edhe ditë më parë, po në llogarinë e tij në Facebook.